
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Rama se me ndihmën e ish-agjentit të FBI-së McGonigal, nisi hetime private në dëm të opozitës dhe arriti të marr peng ish-krye demokratin Lulzim Basha.
Gjatë fjalës së tij në Belsh, ku prezantoi kandidatin e “Primareve” për këtë bashki, Berisha akuzoi edhe Bashën për të cilin tha se u bë palë me Ramën në 2019, kur tërhoqi kandidatët nga zgjedhjet gjë që solli vetëm shkatërrimin e PD-së.
Ai tregoi gjithashtu se Basha i kishte shkuar në zyrë përpara zgjedhjeve dhe e kishte pyetur nëse ja vlente të bënin koalicion me Ramën nëse humbnin zgjedhjet dhe shtoi se përgjigja që ai i dha ishte negative.
“Çfarë ndodh këtu, të gjitha pushtetet janë në duart e Ramës. Një përgjegjësi të pamohueshme ka këtu edhe PD dhe ish-kryetari. Në zgjedhjet lokale të vitit 2019 ai vendosi të tërheqë kandidatët nga zgjedhjet. Por ne po bëjmë gjithçka dhe do të fitojmë. Rama me qëllim që ne të mos futemi në zgjedhje, në një akt primitiv si i ati i tij që kërkonte varjen në litar të Havzi Nelës dhe të dajës së tij Spiro Kolekës, që kërkonte futjen e tankeve dhe mitralozëve në Qytetin Studenti, edhe Rama kërkon të përjashtoi PD nga zgjedhjet.
Rama kontraktoi McGonigal për të bërë hetime privatisht dhe e pagoi 225 mijë dollarë kundër PD. Ish-kryetarit iu hap proces, u dorëzua dhe u mor peng nga Edi Rama. Basha duke mos treguar burimin e parave dhe duke mos patur dokumentat e transferimit të tyre, në çdo vend dënohet për larje parash. Paraja duhet të vijë sipas ligjit. Nga auditi që ka bërë PD, del se përveçse 25 mijë dollarëve, pjesa tjetër prej 700 mijë dollarësh as është future e as ka dalë nga arka e partisë. Erdhën tek unë dhe më thanë po nuk u fituan këto zgjedhje, a je dakord ti për një koalicion PD dhe PS. Jo i thashë unë, nuk jam dakord. Kjo ishte e mjaftueshme që McGonigalët të më sanksiononin. Dështuan. Ja ku është PD dhe demokratët. Shqiptarët do të fitojnë në 14 maj dhe do e përmbysin këtë regjim”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje