TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Shtator 2023, 12:27

Berisha i shtrin dorën Gazment Bardhit: Të nisim negociatat për bashkim masiv!

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha

Berisha i shtrin dorën Gazment Bardhit: Të nisim negociatat për
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të negociojë me Gazment Bardhin për bashkimin e grupit parlamentar të PD-së.

Në një konferencë për mediat, Berisha hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Bashën dhe Alibeajn, duke i quajtur “pengje të Ramës” që sipas tij e kanë nxjerrë veten jashtë.

Berisha: “Grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gazment Bardhin me kryetarin e grupit dhe të tjerë, për arritjen e një bashkimi, pasi konstatohet se ky vullnet është tek të gjitha palët. Ky është një vendimi drejtë, në përputhje me interesat e PD-së.

Me Bardhin dhe çdo deputet tjetër përveç Ali Bashës dhe Lul pengut, kjo parti është e hapur për diskutime. Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Ramës. Kanë bërë zgjedhjen e vet.”

 

sali berisha

Lini një Përgjigje