Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference live, i është përgjigjur Ramës për nxjerrjen e dosjeve ‘sekrete’. Berisha kërcënoi se do të nxjerrë çdo dokument përveç atyre intime.
"I kërkon përgjegjësi Altinit të tij se pse unë publikoj? Unë do të publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime që nuk i publikoj, cilido qofshi.
Të tjerat çfarë kanë lidhje me publikun do të publikoj çdo gjë. Unë ruaj proporcion në marrëdhëniet publike, ruaj strategjinë time sepse nuk kam ndërmend ta okupoj gjithë marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre. Jo. Do të merrem me qytetarët, përveçse me krimet, por ata nuk do ti kursej unë. Nuk do të kursej asnjë. Po ka çmenduri më të madh ti dalësh Zot një blerje të pamenduar rrobash 870 mijë euro", u shpreh Berisha.
Kryeministri kërkoi hetimin se kush ia dha Berishës materialet e dosjes që lexon në Parlament.
Lini një Përgjigje