
Pas Komisioneres së BE, Marta Kos, edhe ambasadori gjerman Karl Bergner ka dënuar ashpër deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.
“Të drejtat e barabarta dhe ndalimi i diskriminimit në bazë të gjinisë janë pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut”-shprehet ambasadori Bergner.
Sulmi për orintimin seksual ndaj Gonzatos po i kushton shumë Berishës, pasi më herët ka reaguar edhe BE, ku tha se ky sulm është i papranueshëm.
“Në lidhje me diskutimin për ligjin mbi barazinë gjinore, ambasadori gjerman Karl Bergner u shpreh:
"Unë ndaj plotësisht mendimin e Marta Kos. Të drejtat e barabarta dhe ndalimi i diskriminimit në bazë të gjinisë, identitetit gjinor dhe orientimit seksual nuk janë interesa të caktuara. Ato janë pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut dhe e vlerave evropiane."- shkruan ambasada gjermane në Tiranë në postimin e saj.
Ndërkohë grupi i PS është mbledhur për të përjashtuar Berishën nga Kuvend për 30 ditë.
Lini një Përgjigje