
Seanca në Kuvend është pezulluar për 30 minuta. Ky pushim është kërkuar nga Taulant Balla, pasi do mblidhet Grupin Parlamentar i PS për të përjashtuar Sali Berishën për 30 ditë.
Kjo masë për Berishën është kërkuar pas sulmeve të kryedemokratit ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato.
Sali Berisha theksoi në Kuvend se fjala binaritet nuk është fyerje.
Sakaq shtoi se nuk ka asnjë direktivë të BE-së që imponon një adaptim për identitet të shumëfishtë në legjislacion.
“T’i përgjigjesh një shpifësi të denatyruar moralisht dhe në integritetin e tij njerëzor, nuk ia vlen të humbasësh kohë.
Por ajo që dua të them edhe njëherë, nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do t’i shpreh haptas në çdo rast.
Kam kërkuar nga ky parlament, dhe jashtë këtij parlamenti, nga ambasadori Gonzato, të na tregojë se cilën direktivë, se ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos deklaron se ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Plotësisht dakord.
Por përsëri, cila direktivë e BE- BE funksionon me direktiva- cila direktivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore.
Ta shoh, ta di, sepse ekspertë të shquar që unë njoh, më kanë konfirmuar se asnjëra nga direktivat e BE nuk kanë këtë terminologji, por janë që të gjitha në binaritet, flasin për burrin dhe gruan. Kjo është e tëra. Çdo lloj interpretimi sui generis është problemi i atij që e bën.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje