
Vijon seanca maratonë, PD e PS përplasen për sulmet ndaj ambasadorit të BE
Sulmet ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, kanë ndezur debate në Kuvend.
Teksa vijon seanca që prej mëngjesit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka bërë me dije se PS ka kërkuar përjashtimin e kreut të PD Sali Berisha me 30 ditë. Ndërkohë më herët pati reagime nga kryeministri Rama dhe komisionerja për zgjerimin Marta Kos.
“Bazuar në nenin 10 (ndalimi i ngacmimit seksual), deputetit i ndalohet çdo sjellje me natyrë seksuale që prek dinjitetin e cilitdo... Bazuar në neni 65/1 kërkohet masë disiplinore dhe përjashtim nga komisonet parlamentare dhe seanca plenare. Zoti kryetar i Kuvendit, ju njoftoj se i jemi drejtur Komisionit të Etikës për përjashtimin me 30 ditë të zotit Sali Berisha”, tha Balla.
Nga ana tjetër kreu i PD-së, Sali Berisha, iu kundërpërgjigj Ballës, duke deklaruar se e gjitha është shpifje. Ai nuk bëri asnjë hap pas, por vijoi të këmbëngulë se nuk parashikohet në asnjë direktivë të BE ndarja gjinore.
“Ti përgjigjesh një shpifësi, nuk ia vlen të humbasësh kohë. Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori por kam shprehur mendimet e mia, siç do t'i shpreh haptas në çdo rast. Kam kërkuar nga ky Parlament dhe jashtë këtij parlamenti, nga ambasadori Gonzato, të na tregojë cilën direktivë, sepse Bashkimi Europian funksionon me direktiva, cila direktivë e Bashkimit Europian përdor terminologjinë e përkatësisë së shumëfishtë gjinore. Përdor terminologjinë, ta shoh, ta di sepse ekspertët e shquar që unë njoh më kanë konfirmuar se asnjëra nga direktivat e Bashkimit Europian nuk kanë këtë terminologji, por janë që të gjitha në binaritet. Flasin për burrin dhe gruan. Kjo është e tëra. Çdo lloj interpretimi sui generis është problemi i atij që e bën, por unë përsëri dhe përsëri deklaroj këtu se jam kundër çdo forme diskriminimi dhe pabarazie, por absolutisht jam në mënyrë kategorike kundër. Përpjekje për të riformatuar antropologjinë njerëzore, binaritetin e gjinisë, kushtetutën e Shqipërisë, ligjet e kodet e vendit, të cilat sanksionojnë këtë binaritet si themel të rendit kushtetues të Shqipërisë”, tha Berisha.
Por debati agravoi më pas. Ishte Gent Strazimiri që mori fjalën dhe nisi sulmet, ndërsa ndaj tij reagoi ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, duke akuzuar Berishën se sulmoi Gonzaton për orientimin e tij seksual. Më pas reagoi sërish Berisha, i cili vijon të këmbëngulë te argumentet e tij.
“Ligji është standard evropian. Këtë thotë komisionerja. Është politikë evropiane, pra ofron, i nderuar zotëri i 21 janarit, pra afrohet me 10 direktiva, jo një, 10 direktiva, sepse flitet për barazinë burrë-grua, sepse flet për barazinë burrë grua. Kështu që kjo historia e sulmit personal ndaj ambasadorit për një politikë publike evropiane, për një standard evropian, për një kulturë shqiptare, që është kultura e mosdiskriminimit për asnjë arsye në botë. Unë besoj që duhet të dënohet nga ky Parlament dhe nga këta njerëz të cilët vazhdojnë dhe stigmatizojnë ambasadorë për cilësi të tyre personale”, tha Gogu.
Ajo që ka ndezur debatet ishte një deklaratë e bërë më herët nga Berisha, i cili duket se shënjestroi ambasadorin mbi orientimin e tij seksual, pasi Gonzato e ka pranuar se bashkëjeton me një mashkull. Berisha akuzon Gonzaton se po nxit miratimin e ligjit mbi barazinë gjinore, ku sipas opozitës, parshikohet që të të ketë më shumë se 2 gjini.
“Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi me ne trajtime. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore?”, tha Berisha.
Kjo deklaratë solli edhe reagime nga Brukseli. Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos i ka quajtur të papranueshme deklaratat e Berishës.
Hera e pare qe jam me plakun mere
Po pra shyqyr. Si Doktor qe eshte te thote edhe se keta skizofren e te semur mendor po i marrin dhe te tjeret me vete ne cirk.. ne vend ti cojne ne Psikiatri e Kirurgji.. cnuk shpikin.. te kesh kujdes cfare thua e shkruan. Sdo kete me Zonja e Zoterinj, shkurt... po nje paragraf me soj e lloj, se do ndihen te diskriminuar edhe po su permenden PuPuPu