TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 18:48

Pas SHBA-së, Berisha hyn në “luftë” edhe me BE-në; Marta Kos shpërthen ndaj kreut të PD

Shkruar nga Pamfleti

Pas SHBA-së, Berisha hyn në “luftë” edhe me

Marta Kos dënon deklaratat e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato

Sulmet ndaj ambasadorit, Silvio Gonzato i kanë hapur Sali Berishës me Bashkimin Europian.

Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos i ka quajtur të papranueshme deklaratat e Berishës ditën e sotme në Kuvend ndaj ambasadorit, lidhur me orientimin e tij seksual.

"Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm"-është shprehur Kos.

Kryedemokrati, teksa po fliste për projektligjin për barazinë gjinore, përmendi edhe ambasadorin e BE-së të cilit i kërkoi t’i paraqiste një direktivë të BE që e kërkon miratimin e një projektligji të tillë, ndërsa përmendi përciptazi edhe orientimin e tij seksual duke thënë se nuk e paragjykon, por nuk mundet t’u imponohet shqiptarëve.

"Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE.Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të @EUinAlbania. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm."-shkruan Kos në X. 

Ditën e sotme para se të hynte në Kuvend, Sali Berisha sulmoi ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato për projektligjin për barazinë gjinore, ku tha se nuk mund t’i imponojë shoqërisë bindjen e tij personale.

“Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi me ne trajtime. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore?”, tha Berisha.

Po ashtu gjatë seancës së kësaj të enjte, Berisha e akuzoi gjithashtu se ambasadori ka ‘urdhëruar’ që ky projektligj të miratohet në seancë.

Qytetarë dhe qytetarë sillet në emër të direktivave të BE, ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë tu thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit. Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen. Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës. E kanë vendosur në pikën 17 të rendit të ditës. Këtë ligj i cili defakto përmbys kodin e familjes."-u shpreh Berisha.

Pas deklaratës së Berishës, pati qëndrime të ashpra në Kuvend nga ana e mazhorancës.

2 Komente

  1. B
    Beracaku

    Do na i bejne Hallon mashkull!Haaa haaaa haaaaa!

    1. T
      Tanguli

      Do na Dalin ne proteste Aleksi edhe Edi me Tanga.????

      Lini një Përgjigje