TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 16:49

Zbulimet e KLSH-së tërbojnë Ramën, hedh në sulm zarin e tij për të shantazhuar institucionin!

Shkruar nga Pamfleti

Zbulimet e KLSH-së tërbojnë Ramën, hedh në sulm zarin e

Fatmir Xhafaj presion KLSH-së, kërcënon me kontrolle

Zbulimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë tërbuar Edi Ramën. KLSH është i vetmi organ që nuk po ndalet para presioneve dhe kjo ka bërë që Rama të hedhë në sulm gjithë tarafin e tij, duke tentuar të shantazhojë kryetarin bashkë me audituesit.

Sot Arben Shehu raportoi në Kuvend duke treguar se ka abuzime kudo. Mirëpo kjo nuk u kapërdi nga socialistët dhe Edi Rama hodhi në sulm zarin e tij, Fatmir Xhafën. Pasi e flaku si ministër dhe deshi ta largonte nga Parlamenti, Rama e ka afruar sërish dhe e përdor sa herë që i duhet.

Xhafajt i duket vetja më i ditur se të gjithë dhe vetëm sulmon e anatemon nga foltorja e Kuvendit. Edhe pse KLSH i ka shkeljet e zeza mbi të bardhë, për Fatmir Xhafajn problemi është vetë ky institucion. Ai u mundua të gjente probleme në KLSH, teksa kërcënoi se duhet të ketë kontroll mbi këtë organ.

Me të drejtë në projekt-rezolutën e paraqitur për miratim, është kërkuar në mënyrë të përsëritur përkufizimi i qartë i konceptit të dëmit efektiv financiar, e theksoj, dëmit efektiv financiar, dhe përfundimi i integrimit të metodologjisë për vlerësimin e dëmeve në përputhje me parimet e Intosait. Kjo është e domosdoshme, sidomos në kushtet e keqpërdorimit të shifrave të përdorura nga auditet e KLSH-së, siç ndodhi edhe sot këtu në këtë sallë. Nëse kërkojmë një institucion shumë më efiçent në ushtrimin e përgjegjësive të tij, është po aq e rëndësishme të jemi po aq të vëmendshëm edhe ndaj performancës së vetë institucionit. Mbeten shqetësues për institucionin e KLSH-së pretendimet e ngritura lidhur me afatet kohore që zbatohen mbi dërgimin e projekt-raporteve në subjektet e audituara dhe ato që lidhen me miratimin dhe dërgimin e projekt-vendimeve dhe dërgimin e raportit përfundimtar te subjekti i audituar, në kushtet kur ka disa raportime për zgjatje të pajustifikuara tej afateve ligjore të auditeve të caktuara dhe të zgjatjes së kohës së miratuar të raporteve përfundimtare”, u shpreh Xhafaj.

Edhe pse pa asnjë lloj kompetence, Fatmir Xhafaj shkoi deri aty sa të vërë në dyshim integritetin e audituesve të KLSH. Vetë Fatmiri duhet ta dijë se në këtë organ punojnë ekspertët më të mirë të fushave. Por fakti që ata po gjejnë pa fund shkelje, duket se për Xhafajn janë të paaftë.

Gjithashtu, në gjykimin tim, mbeten prioritet çështjet e integritetit dhe etikës së punonjësve, dhe veçanërisht të audituesve në ushtrimin e detyrës, si dhe për më shumë efikasitet, transparencë dhe profesionalizëm në rolin kontrollues të KLSH-së. Sot u abuzua këtu me shembullin e një punonjësi të KLSH-së, gjë që nuk është fare e vërtetë”, tha ai.

Dhe kërcënimi final erdhi në fund. Fatmir Xhafajt i është dhënë drejtimi i komisionit, i cili për hir të së vërtetës nuk merret vesh çfarë roli ka. Por Xhafaj duket se po i jep kompetenca vetes që të shkojë deri aty sa të auditojë vetë KLSH.

Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk auditon personat, as funksionet, por institucionet.  Dhe kjo është parimore. Kuvendi ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë kushtetuese dhe ligjore për mbikëqyrjen e këtij institucioni. Ngritja e nënkomisionit për auditimin e sektorit publik brenda Komisionit të Ekonomisë do të jetë një mekanizëm i domosdoshëm për të rritur llogaridhënien e KLSH-së dhe për t’iu përgjigjur pozitivisht pyetjes themelore të çdo sistemi kontrolli: kush kontrollon kontrollorin? Komisioni për nismat qytetare, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale gjithashtu do ta konsiderojë prioritet monitorimin e zbatimit të rekomandimeve që kjo seancë do të miratojë për Kontrollin e Lartë të Shtetit, me qëllim për të rritur efektshmërinë në llogaridhënie, por dhe në mirëqeverisjen e fondeve publike”, tha ai.

Pra duket se mazhoranca vijon të shantazhojë kreun e KLSH, duke u munduar ta mbajë nën presion. Vetë Shehu gjatë raportimit në Komisionin e Financave e bëri të qartë se ai nuk ka frikë dhe madje kërkoi kompetenca të auditojë vetë kryeministrin. /Pamfleti

Lini një Përgjigje