TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 17:02

“Deputetët e PD me makina 150 mijë euro”, Nikoll Lesi deklaratë të fortë: Ka një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Berishës

Shkruar nga Pamfleti

“Deputetët e PD me makina 150 mijë euro”, Nikoll Lesi

Gazetari Nikoll Lesi ka komentuar protestën që Berisha kishte thirrur sot jashtë ambienteve të Kuvendit.

Lesi u shpreh se lideri i PD është ai që nuk ngjall besim dhe njerëzit nuk e ndjekin.

Me gjithë këto zhvillime që kanë ndodhur në qeveri, me SPAK dhe PS, mendova se do ishte një protestë madhështore. As 100 veta nuk ishin. Këto janë pamje që të krijojnë një ndjenjë që kjo opozitë ka mbaruar.

Me këto ngjarje që ndodhën në mazhorancë duhet të kishte protesta me të paktën 100 mijë veta. E kam bindje se problemi më i madh për demokracinë, është opozita. Çfarë frymë, çfarë besimi krijon në popull ky lider (Berisha)? Me këtë lider opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Ndaj rri Rama në pushtet. Se me këto që kanë ndodhur, ministër të arrestuar, zv. kryeministër në arrati, zv. Kryeministre në hetim… nuk ka opozitë, nuk ka alternativë, dhe kjo më shqetëson mua si gazetar.

Doktori e ka bërë historinë e vet, mirë apo keq historia e tij ka mbaruar. Për të rrëzuar këtë qeveri, nuk ka një alternativë tjetër”, u shpreh ai.

Ai shton se me gjithë zhvillimet e ndodhur në skenën politike të PS, do duhej që opozita të kishte forcë dhe të shkohej në zgjedhje të parakohshme.

“Edhe sikur Rama të dalë dhe të thotë që shkojmë në zgjedhje të parakohshme, gjë që nuk ndodh, sërish opozita do të humbë”, tha ai.

Nga ana tjetër ai është ndalur edhe te një detaj që ka vërejtur sot në Kuvend, kur thotë se deputetët e opozitës shkojnë në Parlament me makinë 150 mijë euro, e kjo rrjedhimisht ul besimin në publik, sepse njerëzit presin që t’i besojnë dhe t’i ndjekin në rrugën për të rrëzuar qeverinë dhe fituar zgjedhjet.

Pashë sot deputetë të PD, jo të gjithë, që shkonin me makina 150 mijë euro… cili deputet më bind mua? Demokrati ka 12 vjet në opozitë? Si më bind t’i mua kur shkon me makinë të shtrenjtë?! Ata janë të dy në marrëveshje nën tavolinë, njëri bën sikur qeveris dhe tjetri bën sikur bën opozitë, dhe të dy janë bashkë në një marrëveshje”, shton Lesi.

 

2 Komente

  1. R
    Ram Derri

    Nuk e besoj qe Berisha bashkëpunon me Ramen . Unë Jam demokrat,jam militant i PD, ba me u bind se kanë bashkëpunim unë ja jap vizen!

    1. L
      Landi

      Pd- ja ka mare shumë 50 deputetë, sepse kur shihje në listë të sigurtë Palokë. Mediun. Nokën. Vokshin. Topallin. Atë pilivesën e pdiu- së që as vetë nuk e din me kë është shumë mandate janë marë. Po çfarë i duhen pd më këta parazitë aman. Po si mund të lësh Myslim Murizin jashtë parlamentit more sali e fendi... turp të kesh ke lënë me mijra demokratë rrugëve të botës për 13 vite për fajin tënd. Turp, turp, .......

      Lini një Përgjigje