TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 11:35

Berisha flet para heshtjes zgjedhore: Konferenca ime e fundit si kryetar i opozitës 

Shkruar nga Pamfleti
Berisha flet para heshtjes zgjedhore: Konferenca ime e fundit si kryetar i
Sli Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur konferencën e fundit nga selia e PD-së para mbylljes së fushatës elektorale mbrëmjen e sotme, e cila i paraprin heshtjes zgjedhore.  

Berisha u shpreh se kjo është konferenca e tij e fundit si kryetar opozite,  pasi sipas tij më 12 maj do të jetë në maxhorancë.

“Do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pasi pas datës 12 Maj kjo opozitë do të bëhet maxhorancë e Shqipërisë.

E ka ndjerë çdo shqiptar, është ndjesia më reale, por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Rama”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha ka dhënë komentet e tij për drejtuesin politik amerikan të fushatës së tij, Chris LaCivita, duke u shprehur se ai është faktor madhor, sipas kryedemokratit, i fitores më 11 Maj.

Gazetarët: Chris LaCivita e cilësuat si magjistar që e bëri njëherë magjinë në SHBA kur u zgjodh Donald Trump, a e ka bërë magjinë edhe në Shqipëri?

Berisha: Nga ajo që kam parë, padiskutim. Ai (Chris LaCivita) është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe i fitores së 11 majit, nuk ka diskutim

 

zgjedhjet e 11 majit heshtja zgjedhore

Lini një Përgjigje