TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 10:36

Patronazhistët e krimit, aleatët realë të Ramës dhe Berishës në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Shqipëri janë në duart e klaneve kriminale, patronazhistët e vërtetë që sigurojnë vota për Ramën dhe Berishën. Nga Shkodra në Elbasan e Tiranë, dhuna dhe krimi janë kthyer në mjetet kryesore për ruajtjen e pushtetit...

Patronazhistët e krimit, aleatët realë të Ramës dhe

Ka një retorikë të gjatë të opozitës mbi patronazhistët e administratës që Edi Rama përdor si "ushtri" në zgjedhje. Në fakt, realiteti është më dramatik dhe shqetësues, pasi patronazhistët e vërtetë në terren janë figurat e mëdha të krimit, drejtorët problematikë apo familjet që përfitojnë ekonomikisht nga lidhjet politike.

Në intervistën me Sokol Ballën, Rama deklaroi se nuk kishte nevojë për votat e Tomë Doshit. Por, në të vërtetë, heshtja e Ramës ndaj agresionit publik të Tomës kundër Benet Becit në Shkodër, dëshmon të kundërtën. Doshi është faktikisht një patronazhist i fuqishëm i Ramës në territor, ku bashki e zona të caktuara në qark kontrollohen nga njerëzit e tij, me lidhje të forta kriminale.

Në Elbasan, Qifja dhe Ymeri i Dibrës, në bashkëpunim me Tom Doshin, kanë organizuar takime masive me dibranët e Elbasanit, Gramshit dhe Cërrikut, ku kanë kërkuar jo vetëm vota lokale, por edhe mobilizim në diasporë. Në këtë takim ishin të pranishëm Saimir Hasalla dhe Orlando Rakipi, dy figura kryesore të PS-së, që janë të lidhur drejtpërdrejt me Qifen.

Sherri i fundit në Elbasan, ku u sulmua djali i Luçiano Boçit, duket si një skenar i bandës së Suel Çelës, një mënyrë për të dobësuar kandidaten e PD-së që mbështetet nga Çapjat. Familja e Luçiano Boçit reagoi qartë, duke e cilësuar incidentin si politik dhe jo "rutinë", duke vënë në dukje faktin se këto skenare dirigjohen nga patronazhistët e vërtetë: klanet kriminale.

Berisha nuk e ka sulmuar kurrë Suel Çelën, pasi ky i fundit ka qenë aleat në disa momente politike, ashtu siç sot Berisha është aleat me Elvis Rroshin në Kavajë.

Në Tiranë, lufta është edhe më agresive. Blendi Gonxhe është përplasur me Plarent Ndrecën dhe Pandeli Majkon në Kavajë dhe Rrogozhinë, duke u sjellë si lider politik pa u ndëshkuar nga Rama. Në këtë territor, Gonxhe po riaktivizon personazhe të njohura për lidhjet e tyre kriminale, si Ylber Bakalli, ish-kryeplaku i Yzberishit, një figurë e njohur problematike në territor.

Bakalli, mbështetës i njohur i Tom Doshit, është kthyer në makthin e socialistëve të njësisë 14, ku përdor paligjshmërisht vulën e kryeplakut në shkëmbim të parave.

Kjo situatë dëshmon qartë se patronazhistët realë të politikës në Shqipëri nuk janë punonjësit e administratës, por figurat kriminale që kontrollojnë votat me dhunë dhe para, duke e kthyer demokracinë në një farsë politike./Pamfleti

patronazhistët e krimit rama berisha zgjedhjet

Lini një Përgjigje