TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2026, 19:20

Berisha flet nga protesta: Ndryshimet në qeveri, tentativë e Ramës për të shpëtuar lëkurën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Berisha flet nga protesta: Ndryshimet në qeveri, tentativë e
Berisha në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur gjatë marshimit të opozitës në rrugët e Tiranës, duke e cilësuar protestën si një “marshim revolte” kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Sipas Berishës, protesta synon të shprehë “zemërimin popullor” ndaj asaj që ai e quajti “organizata kriminale e qeverisë shqiptare”, duke theksuar se ndryshimet në kabinet nuk ndryshojnë thelbin e betejës politike të opozitës.

Kjo protestë ka formën e një marshimi revolte në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, po dhe 30 Lubi po të largosh, do jesh ti dhe vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se, sipas tij, kryeministri është “kazus belli” i betejës së opozitës deri në largimin e tij nga pushteti.

Do të jetë Edi Rama dhe vetëm Edi Rama, kazus belli i betejës sonë gjer në largimin e tij. Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij. Ndaj dhe largimi i njërit apo tjetrit përbën vetëm përpjekje të dështuara të tij për të ruajtur lëkurën e vet. Asgjë nuk e mbron dot atë nga revolta popullore,” deklaroi lideri demokrat.

Protesta e sotme po zhvillohet në formë marshimi, pa podium dhe pa miting qendror, ndërsa protestuesit janë zhvendosur në disa akse të kryeqytetit. Në terren janë angazhuar rreth 1500 forca policie, ndërsa Kryeministria dhe institucionet e tjera të rëndësisë së veçantë janë nën masa të shtuara sigurie.

 

proteste berisha

Lini një Përgjigje