TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2026, 18:16

Pak para nisjes së protestës, Balliu akuza të forta: Policia infiltron njerëz për të provokuar!

Shkruar nga Pamfleti
Pak para nisjes së protestës, Balliu akuza të forta: Policia
Klevis Balliu

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar para nisjes së Protestës Kombëtare duke ngritur akuza ndaj Policisë së Shtetit për përpjekje për të provokuar pjesëmarrësit.

Balliu tha se protesta paraqet një vazhdimësi të qëndresës kundër qeverisë. Sipas tij, ekzistojnë informacione se policia ka infiltruar individë me qëllim nxitjen e incidenteve.

Ai pretendoi se persona të paidentifikuar, të maskuar me kapuçë, mund të përdoren për të sharë apo sulmuar, si edhe për të futur mjete piroteknike në çantat e të miturve për të krijuar situata tensioni.

Balliu theksoi se organizatorët synojnë të fokusohen te çështjet që prekin qytetarët dhe se nuk do të përfshihen në provokime.


“Ne jemi në një protestë qëndresë, vazhdimësi përballje me regjimin. Kemi të dhëna që policia kërkon dhe po infiltron individë për të provokuar. Por do të marrin përgjigje nga sovrani. Fusin njerëz me kapuça, provokatorë që shajnë e sulmojnë. Për të futur kapsolla në çanta të të miturve. Por këtu nuk merret më njeri me këto. Ne duam të merremi me hallet e qytetarët, dhe e them që çdo diktature do ti vijë fundi”, tha ai për News 24.

Deputeti i PD nuk i ka kursyer ironitë për qeverinë. Ai se selia e PS-së është e blinduar se aty fshihen ata që kanë vjedhur. Balliu bëri thirrje policisë që të shkojë në atë godinë dhe të arrestojë hajdutët.

klevis balliu protesta e pd

Lini një Përgjigje