Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës, e cila pritet të mbahet sot në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Në një reagim publik, Bardhi e cilëson korrupsionin si një rrezik për vendin dhe e konsideron largimin e kryeministrit Edi Rama si zgjidhjen e vetme për, sipas tij, “çlirimin e Shqipërisë”.
"Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik”, shkruan Bardhi në Facebook.
Ai shton se beteja kundër korrupsionit, sipas tij, “rrezikon pushtetin e Edi Ramës, por çliron ekonominë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve”.
"Kur Kryeministri shpall luftën ndaj korrupsionit si rrezik, është koha që qytetarët duhet të jenë edhe më të vendosur për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni i Edi Ramës. Sot, në orën 18:00, është momenti për të treguar me vendosmëri të gjithë bashkë, se korrupsioni i Edi Ramës është rrezik dhe se largimi i tij është zgjidhja e vetme që Shqipëria të marrë frymë lirisht.
Bëhemi bashkë sot në orën 18:00 në protestën kombëtare para Kryeministrisë. Beteja kundër korrupsionit i rrezikon pushtetin e Edi Ramës, por çliron ekonomimë dhe rrit mirëqenien e qytetarëve.", shkruan Bardhi.
Lini një Përgjigje