
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht “socialistëve të ndershëm”, që t’i bashkohen opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi Ramën se ka përdorur pushtetin për të forcuar lidhjet me krimin e organizuar. Ai rikujtoi një deklaratë të bërë në vitin 2013 në Kuvend, kur Rama mori pushtetin.
“Kur erdhi në pushtet Rama në 2013-ën, unë i jam drejtuar në Kuvend: Lidhjet e tua me krimin janë të njohura, por ju votuan qytetarët shqiptarë. Jam i sigurt se dhe Brukseli do të pranojë verdiktin e qytetarëve shqiptarë, por gjithçka do të përcaktohet nga qëndrimi yt ndaj krimit të organizuar. A do t’i ndërpresësh lidhjet me krimin dhe bandat, apo do ta forcosh pushtetin për t’i forcuar ato? Kjo do të ishte një tragjedi e vërtetë", u shpreh Berisha.
Berisha shtoi se, sipas tij, kryeministri ka vijuar të thellojë këto lidhje, duke e cilësuar Partinë Socialiste si të transformuar në “organizatë kriminale”.
Në fund, Berisha përsëriti thirrjen ndaj socialistëve që të bashkohen me opozitën për ndryshim qeverie.
Lini një Përgjigje