TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2026, 18:56

Tabaku: Ndryshimet në qeveri erdhën nga presioni i protestave dhe ndërkombëtarëve

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku: Ndryshimet në qeveri erdhën nga presioni i protestave dhe
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se ndryshimi i gjysmës së kabinetit qeveritar vetëm pesë muaj pas nisjes së mandatit është rezultat i presionit të opozitës përmes protestave dhe reagimit të faktorit ndërkombëtar.

Në një intervistë nga protesta e PD, Tabaku u shpreh se përgjegjësia politike mbetet tek kryeministri.

Për mua janë të gjithë emra që shkojnë e vijnë, ai që e mban sistemin në këmbë është Edi Rama dhe kundër tij jemi, s’merremi me emra individualë. Një qeveri që ndryshohet 5 muaj pas nisjes së mandatit të saj, të gjithë e kuptojnë që ka presion qytetarëve dhe opozitës dhe ndërgjegjësim ndërkombëtar nga protestat. Ka ardhur edhe si rezultat i detyrimeve të procesit të integrimit”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate theksoi se një nga mesazhet kryesore të partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë eurodeputetin David McAllister, ka qenë zbatimi i reformës në drejtësi.

McAllister tha se hapësirat e opozitës në Parlament janë të ngushtuara. Mesazhi kryesor që tha është që reforma në drejtësi duhet zbatuar pa hezitim. Për herë të parë Shqipëria përmendet për çështje sigurie, dhe fokusi është qeveria, jo opozita”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, ndryshimet në qeveri tregojnë se mazhoranca është përballur me presion të brendshëm dhe të jashtëm, ndërsa opozita do të vijojë aksionin politik kundër kryeministrit.

 

Lini një Përgjigje