TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2023, 21:39

Berisha e akuzoi për vrasjen e Ardian Nikulajt, reagon Pjerin Ndreu: I ke duart me gjak, boll tentove të përfitosh politikisht

Shkruar nga Pamfleti

Berisha e akuzoi për vrasjen e Ardian Nikulajt, reagon Pjerin Ndreu: I ke

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave që ish-kryeministri Sali Berisha hodhi kundrejt tij për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ndreu shkruan se Sali Berisha i ka duart me gjak dhe kërkon të përfitojë politikisht nga një ngjarje tragjike.

“Që politika e Sali Berishës është me gjak, kjo dihet tashmë, por që të shkojë deri në këtë pikë s’më kishte shku mendja!

Të sugjeruar nga politika lokale opozitare që do të përfitojë politikisht në kurrizin e një ngjarje tragjike, morali ka prekë fundin! Ndjej neveri për këto fundërrina që prodhojnë këto lajme palaçosh, me argument të pavërteta dhe me deduksione kriminale vetëm për një grusht vota! Kaq për këto faqezinj!”, shkruan Ndreu.

Risjellim në vëmendje se ish-kryeministri Berisha është shprehur se ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj ndodhi pasi viktima kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu për bashkinë Lezhë, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij.

Ish-kryeministri shkruan gjithashtu se ditët e fundit Nikulaj ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, të cilët sipas tij kryen pushkatimin e rradhës për mbrojtjen e qeverisë.

 

berisha vrasje ardian nikulaj pjerin ndreu

Lini një Përgjigje