TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2023, 12:07

Berisha dhe deputetët e tij bojkotojnë fjalimin e Ramës në Kuvend, largohen nga salla 

Shkruar nga Pamfleti

Berisha dhe deputetët e tij bojkotojnë fjalimin e Ramës

Teksa prej më shumë se 45 minutash kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, deputetët që mbështesin Sali Berishën kanë braktisur sallën.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, deputetët Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Edmond Spaho, të cilët janë larguar nga Kuvendi, duke mos ndjekur fjalën e Ramës.

Sot në Kuvend po mbahet seanca e posaçme për Kosovën, ku pritet që të votohet edhe rezoluta e përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës që dënon sulmin në veri të Kosovës.

Lini një Përgjigje