TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2023, 12:03

Rama paralelizon Kosovën me Palestinën: Clinton më la një porosi për Prishtinën kur erdhi në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti
Rama paralelizon Kosovën me Palestinën: Clinton më la një
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend paralelizoi situatën në Kosovë, me konfliktin në Izrael-Palestinë.

Rama tha se ajo që po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik.

Nga foltorja e kuvendit, kreu i qeverisë tha se Klinton i kërkoj atij që të liderët e Kosovës të mos humbasin planin e paqes, sikurse e humbi Palestina 28 vjet më parë kur të dy palët ishin gati për ta nënshkruar në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Kosova sot po rrezikon të humbasë shansin historik që i jep plani franko gjerman, sic po humbet edhe prej mosbërjes së asociacionit besimin dhe respektin edhe të atyre që e kanë njohur si shtet të pavarur. Ndërsa duke u bërë fakt i kryer pikërisht ai asociacion që mistifikohet si ‘Kalë Troje’, do kthehet në litar në këmbët e Beogradit nëse bëhet si duhet. Serbia s’do lëvizë dot aq lirshëm, sa ka lëvizur këto kohë duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të kosovës në procesin e dialogut.

Kur Clinton erdhi në Tiranë më tha, thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbasin shansin mbi planin franko-gjerman, tregoju si e humbi Arafat mundësinë e paqes kur e kishte mbi tavolinë. Izraelitët thanë po edhe Arafat tha po do e firmosin, nisa përgatitjet, të nesërmen Arafat mori në telefon dhe më tha nuk e firmos, i thash, tha Clinton, (citon Rama) e kupton se cfarë po bën dhe shansi që të vijë sërish është thuajse zero. Përgjigjja e tij: E di po nuk e firmos dot.

Kosova shtoi Clinton jo vetëm nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë e ditëve më të vështira, por duhet të punojë njësh me ta që te finalizojë paqen. Punët e Palestinës shkuan keq e më keq për të finalizuar paqen, ndërsa konflikti sot po trondit botën prej disa ditësh. Ç’ka po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik. Ky është thelbi.” tha Rama.

edi rama kosova palestina

Lini një Përgjigje