
Sali Berisha, kreu i PD-së, i është rikthyer raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa u shpreh se Prokuroria Speciale qëndroi indiferente ndaj krimit elektoral.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se ky raport përfundimtar duhet t’i sqarohet anëtarësisë së PD-së.
“Anëtarësisë sonë duhet t’u paraqesim këtë analizë që bëjmë, të të gjitha këtyre gjetjeve, dhe krahas tyre rezolutat ndërkombëtare të organizatave më të fuqishme të qendrës së djathtë në Europë dhe në botë.
Raporti thekson se, në shqyrtimin e krimit elektoral Skapi i partisë ishte indiferent. Nuk i shqyrtoi, çka përbën një damkë madhore në qëndrime ndaj lirisë së votës, por në qëndrime ndaj themilit të demorkacisë, themelit të vlerave.
Raporti ndërkombëtar, thashë, është i rëndësisë së jashtëzakonshme që shpreh me terminologji të institucioneve ndërkombëtare ato që shprehin rezolutat e mëparshme. Krimi i organizuar, thotë raporti, ishte aktiv në zgjedhje, në Elbasan, Durrës, Lezhë dhe një seri rrethesh tjera.
Rikujtoj këtu një deklaratë, të deputetit të nderuar Michael Gahler që është referent, është koordinator i grupit parlamentar të PPE. Ai deklaroi para asamblesë politike të PPE se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin.
Raporti i OSBE/ODIHR fakton se ligji elektoral i vendit u shkelmua në dhjetëra, qindra e mijëra herë. Janë të evidentuara. 4530 aktivitete në kundërshti me ligjin. Dhe këto, për Altin troplinin nuk përbëjnë shkelje ligji, përkundrazi, si tha në parlament, nuk kemi gjetur tha.
Raporti pasi denoncon patronazhistët famëzinj, këtë polici të urryer të votës së lirë së shqiptarëve, e damkos si një zhvillim që nuk pajtohet me parimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të lira. Për Altin Troplinin nuk ka rëndësi parimet ndërkmbëtare të zgjedhjeve, ka rëndësi statuti i PS dhe platforma e Edi Ramës.
Kjo është e vërteta.
Raporti, në mënyrë të përsëritur thekson se partia e pushtetit përdori pa kufij resurset njerëzore, financiare, logjisitke, vendimarrëse për të ndryshuar dhe krijoi fushë të pabarabartë në zgjedhje. Krijoi zgjedhje të pabarabarta. Shkeli parimin më themelor.
Pra, shkeli parimin e kushteve të barabarta në garë”, tha ai.
Lini një Përgjigje