TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2023, 14:50

Beqaj në Kuvend për fondet IPA, "shpërthejnë" deputetët e opozitës: Sfidë SPAK-ut, po hetohesh për korrupsion dhe vjen këtu pa pikë turpi

Shkruar nga Pamfleti

Beqaj në Kuvend për fondet IPA, "shpërthejnë"

Deputetët e Partisë Demokratike, kanë 'shpërthyer' kundër Koordinatorit Kombëtar Ilir Beqaj, i cili po mbronte projektligjin në Komision ku diskutua marrëveshja me Bashkimin Europian, në lidhje me programin vjetor IPA.  

Ilir Beqaj, i përfolur në dosjen e korrupsionit me tenderat në Shëndetësi, është koordinatori kombëtar i fondeve IPA dhe ky fakt është kundërshtuar fort nga opozita, e cila e ka cilësuar si presion që i bëhet drejtësisë, duke theksuar se ish-Ministri i Shëndetësisë, është nën hetim e këtu shfaqet duke mbrojtur sërish miliona euro. 

“SPAK është plot me ministra, zëvendësministra, me deputetë, me Sekretarë të Përgjithshëm. Sërish ju bëni karshillëk, sillni këtu vjedhjen e radhës. Fondet e BE-së për bujqësinë sot po hetohen në SPAK. Të gjithë deputetët e mazhorancës kanë përfituar nga ato fonde. Turp”, u shpreh ligjvënësja demokrate, Dhurata Çupi.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Asllan Dogjani.

“Është sfidë morale dhe presion që i bëhet SPAK-ut, fakti që Ilir Beqaj vjen dhe mbron këtu një nismë të Bashkimit Europian. Ilir Beqaj është në SPAK për korrupsion”, u shpreh Dogjani.

Ndërsa deputeti Saimir Korreshi, në formë proteste braktisi mbledhjen e komisionit.

kuvend beqaj spak

Lini një Përgjigje