
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur pas takimit në KLP, ku u diskutua për mbrojtjen e prokurorëve, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, ku zbuloi se Laert Haxhiu donte të eliminonte dy prokuroret.
Balla ka marrë rolin e 'trimit' ku tha se 'qeni që leh s’të ha', duke iu referuar Laert Haxhiut.
“Jemi takuar sot, nuk është takimi i parë, jemi takuar me kryetarin e KLP për këtë çështje ku kemi diskutuar dhe e kemi bërë publik faktin që kemi diskutuar për çështjen e sigurisë së prokurorëve. Dua që t’i garantoj çdo prokuror dhe çdo gjyqtar se ministria, policia dhe garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre.
Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”. Falë punës së prokurorisë kemi arritur të thyejmë kasaforta e një bande kriminale dhe besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë. Do jemi brenda një jave për të filluar zbatimin që do përfshin ndryshim në VKM për të garantuar që çdo gjë të jetë e reflektuar si duhet."-tha Balla.
Kujtojmë se dëshmia e Artan Tafanit, i cili rrëfeu se grupi i Laert Haxhiut, kishte planifikuar vrasjen e dy prokurorëve si dhe një avokati, ka mbledhur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë drejtuesit më të lartë të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë.
Më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur mbrojtje për prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi. Selimi, sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, ka qenë në ndjekje nga anëtarë të grupit të Laert Haxhiut, për eliminimin fizik të saj, gjatë kohës që hetoi atë qe njihet si masakra e Lushnjës. Më herët, KLP mori në mbrojtje dhe prokuroren Doloreza Musabelliu.
Lini një Përgjigje