TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2023, 11:24

Kur zjarrin ta shuan Greqia!

Shkruar nga Pamfleti

Kur zjarrin ta shuan Greqia!

O Bablok, nuk shuhen zjarret me hunj...

Prej një jave, zona e Pish Poros në bregdetin e Fierit është në flakë e nuk po vihet dot nën kontroll. Era e fortë ka ndihmuar flakët prej ditësh të përhapen e ta zgjerojnë hapësirën e shkrumbuar. Helikopter nuk kemi, se lekët ishin të gjitha me destinacion vjedhjen dhe nuk teproi asgjë për këto raste.

Me lopata e hunj zjarret nuk shuhen, por të paktën zjarrfikësit e ushtarët po rrinë vigjilent që zjarri të mos përpijë edhe banesa apo të mbjellat e banorëve të zonës, por të djegë sikurse ka bërë deri më tani, vetëm zonën e mbrojtur, pra pyllin.

Situata është aq dramatike sa këtë e quajmë dëmin më të vogël. Emergjencat Civile me në krye Haki Çakon, që pasi e ndriti aty ku ishte mori në dorë dhe këtë punë, ngrenë supet e thonë se nuk kanë kapacitete për këtë situatë.

E dini kush po na ndihmon? Greqia na ka sjellë dy helikopterë për të shuar flakët nga ajri. Dy avionë ‘Canadair’ kanë mbërritur në Pishporo-Darëzezë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit që ka djegur mbi 150 ha pyll me pisha.

Se mos na kërkojnë ndonjë nder për ‘zjarrin’ tjetër… Atë e ‘shuajmë’ vet ne, se i kemi kapacitetet në atë fushë./Pamfleti

zjarr fier greqi ndihme

Lini një Përgjigje