SPAK, KLP, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit u mblodhën sot për të diskutuar mbi kërcënimin me jetë të dy prokuroreve nga banda e Laert Haxhiut.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla bën me dije se dy prokuroret e kërcënuara nga grupi i Laert Haxhisë janë marrë në mbrojtje, e se kështu do veprohet edhe me avokatin nëse ky i fundit dëshiron. Po ashtu, ai thotë se diskutoi me Ministrin e Brendshëm për mundësinë e ndryshimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë vendim.
Ndërsa Ministri i Brendshëm është më trim.
Balla thotë se qeni që leh, s’të ha, duke iu referuar Haxhiut. “Dua që t’i garantoj çdo prokurori dhe çdo gjyqtari, se ministria, policia dhe garda janë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari dhe çdo prokurori e gjyqtari dhe familjarët e tyre. Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju se ka mungesë të kuadrit ligjor. Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”.
Falë punës së prokurorisë kemi arritur të thyejmë kasafortën e një bande kriminale dhe besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë. Do jemi brenda një jave për të filluar zbatimin që do përfshijë ndryshim në VKM, për të garantuar që çdo gjë të jetë e reflektuar si duhet," thotë Balla. A mos u nxeh Ministri i Brendshëm pas deklaratave të të atit të Laert Haxhisë?
Në një prononcim televiziv, ai tha sot se Ministri i Brendshëm Taulant Balla është i lidhur me armiqtë dhe kundërshtarët e djalit të tij. ‘Nuk e di kujt i intereson prerja e kokës së djalit tim. Armiqtë janë këta që e akuzojnë pikërisht pa prova.
Më 25 Shtator para 5 vitesh, ka bërë plagosje, ata janë njerëz që janë të lidhur me lidhje të forta. Shikoni lidhjet që kanë me Taulant Ballën, është krushk, është ministër tjetri. Ata njerëz janë me lidhje të fuqishme’.
Lini një Përgjigje