Shpresa e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për të mbajtur një tjetër mandat në bashkinë e Shkodrës është shuar. Kandidati i PS, Benet Beci ka thelluar fitoren në Bashkinë e Shkodrës me afro 10 mijë vota. Beci ka arritur të sigurojë 28699 në 209 kuti të numëruara. Spahia ka marrë 18925 vota.
Partia Socialiste nuk diskuton fitoren në Malësinë e Madhe. Tonin Marina prin me gati 1000 vota diferencë. Më konkretisht ai numëron 3193 vota në krahasim me kundërshtarin e tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Isa Ramaj. Ai numëron 2187 vota.
Puka është një ndër Bashkitë që ia ka dalë “Bashkë Fitojmë” të fitojë me kandidatin Rrok Dodaj. Ai numëron 3480 vota e ndërsa Gjon Gjonaj i socialistëve ka 2507 vota.
Në Vaun e Dejës edhe nëse PD do të ishte e bashkuar sërish nuk do të munde kandidatin socialit, Kristian Shkreli. AI ka arritur që të shkëputet thellë nga 2 kundërshtarët e tij, Klomentina Drini e PD-së zyrtare dhe Zef Hila nga “Bashkë Fitojmë”. Të dy bashkë kanë arritur të mbledhin 2821 vota e ndërsa Shkreli 3587.
Lini një Përgjigje