TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 11:00

Përmbyset rezultati në Kuçovë, kalon në avantazh Kreshnik Hajdari

Shkruar nga Pamfleti

Përmbyset rezultati në Kuçovë, kalon në avantazh

Në Kuçovë janë numëruar 45 nga 65 kuti votimi. Kandidati i Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari ka kaluar përpara rivalit të tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Hajdari ka marrë deri tani 4597 vota, ndërsa Lefter Maliqi 4575 vota.

Në Berat kandidati i Partisë Socialiste, kryebashkiaku aktual Ervin Demo udhëheq bindshëm me 63.15 % të votave ndërkohë që rivali i Bashkë Fitojmë Zija Ismaili është 36.85%.

Në Bashkinë Poliçan votimi ka ecur me shpejtësi dhe deri më tani janë numëruar 20 nga 22 qendra votimi. Sipas rezultateve kandidati i PS, Adriatik Zotkaj ka marrë deri më tani 78.4%. të votave duke e ‘hipotekuar’ edhe një mandat tjetër. Sakaq, ndiqet nga kandidati i PD, Florian Qama, është rreth 12% të votave ndërsa i fundit është kandidati i Bashkë Fitojmë, Behar Xhaferraj me 9.6%.

vendoret numerimi

Lini një Përgjigje