Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka komentuar në greqisht rezultatin e zgjedhjeve vendore në Himarë, që i dha fitoren kandidatit të tij Fredi Beleri.
Dule tha se është një triumf për zotin Beleri, i cili do të jetë shumë shpejt në zyrën e kryetarit të bashkisë. Megjithëse ndodhet pas hekurave për korrupsion në zgjedhje, Dule tha se nuk ka asnjë provë dhe se populli e liroi.
“Triumf! Është triumf për zotin Beleri. Zoti Beleri do të jetë shumë shpejt në zyrën e kryetarit të bashkisë. Nuk ka asnjë provë. Sigurisht që do dalë nga aty. Populli e liroi”, deklaroi Dule.
Mbështetësit e Fredi Belerit kanë shkuar në lokalit kur u arrestua për akuzat për blerje votash. Me thirrjet në gjuhën greke ato tregojnë mbështetjen ndaj Belerit.
Lini një Përgjigje