
Ka përfunduar numërimi i votave në Sarandë dhe ka fituar Partia Socialiste. Oltion Çaçi ka marrë mbi 52 për qind të votave. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Ardit Çikuli ka marrë 33.5 për qind të votave. Ndërsa kandidati i pavarur Gjergj Mëkruri ka marrë 9 për qind të votave.
Po ashtu është mbyllur numërimi i votave në Lushnje. Eriselda Sefa ka marrë 63 për qind të votave përballë kandidatit të opozitës Eduart Sharka që ka marrë 37 për qind të votave.
Lini një Përgjigje