
Në dy bashki të tjera të vendit ka përfunduar numërimi i votave. Në Mat janë numëruar 49 kutitë dhe fitoren e ka marrë kandidati i PS.
Sipas rezultateve, Agron Malaj i PS ka marrë deri më tani 8753 vota
Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Skënder Gjuci ka marrë 4216 vota. Po ashtu KQZ ka nxjerrë rezultatin përfundimtar të kutive të numërimit në Belsh.
Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 41 vota diferencë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Arif Tafani siguroi 50.23% të votimeve, në total 4536 vota, duke marrë në Belsh mandatin e gjashtë, jo rresht. Tafani ka qenë në pushtet për pesë mandate, në vitet 2000-2011 dhe nga viti 2015 e në vijim.
Nga ana tjetër kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Bedri Qypi nuk mundi të fitojë duke marrë 49.77%, në total 4495 vota.
Lini një Përgjigje