TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 11:18

Mbyllet numërimi në Patos dhe Skrapar, fitojnë kandidatët socialistë

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet numërimi në Patos dhe Skrapar, fitojnë kandidatët

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Patosit.

Kandidati i Partisë Socialiste, Fatjon Duro ka siguruar mandatin e tij të parë në krye të kësaj bashkie.

Duro ka fituar me një diferencë prej 5500 votash nga rivalët e tij. Ai ishte në garë me kandidaten e “Bashkë Fitojmë”, Sofie Alushaj dhe atë të PD-së, Pranvera Rizaj.

Ndërkohë edhe në Skrapar ka përfunduar numërimi i votave.

Kandidati i PS, Adriatik Mema ka marrë 3456 vota ose 55.84 %. Kandidati i opozitës Euglen Mustafallari ka marrë 2733 vota ose 44.16 %.

Mbyllet numërimi në Patos dhe Skrapar, fitojnë kandidatëtMbyllet numërimi në Patos dhe Skrapar, fitojnë kandidatët

ps patos skrapar

Lini një Përgjigje