
Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, duke folur për çështjen “Beleri”, e ka cilësuar si një montim politik të kryeministrit Rama.
Sipas tij Beleri nuk po lejohet të betohet pasi Rama ka hallin e pronave në Himarë dhe personave që ka shpallur si investitorë strategjikë me prona të falsifikuara.
Sekretari i OMONIA-s ka thënë se Rama po merret personalisht me Belerin
“Është nga pak premtimet që zoti Rama ka mbajtur, sepse e tha në mes të fushatës që do të merrej personalisht me zotin Beleri. Ka lënë çdo punë dhe merret me zotin Beleri. Për këtë po përdor SPAK dhe GJKKO si kamzhik.
Nuk ka asnjë gjykatë tjetër që arreston për flagrancë dhe tani ka rënë flagranca. U kapën ca lek, erdhi përgjigje zyrtarisht që lekët nuk kanë shenja të Belerit dhe të Kokaveshit.
Doli edhe letra e falsifikuar. Del prokurori i Vlorës, që ka probleme, por nuk është ky vetëm fakti pse e mbajtëm zotin Beleri në burg, por ai ka precedent se është arratisur.
Një prokuror thotë punë e madhe se Prokuroria po përdor një dokument të falsifikuar”, ka thënë Suli.
Ai ka vijuar me akuzat e tij për ato që janë bërë me pronat dhe me investitorët strategjik në jug të vendit.
Sipas Sulit janë mbi 2 mijë tituj pronësie të falsifikuar dhe ndaj kryeministri Rama nuk lejon betimin e Belerit.
“Nga burgu prapë zoti Beleri ia dha shembullin se çfarë do të ndodhë në ditën e parë që instalohet administrata Beleri. Shikoni atë që hodhi “maja” në det dhe i dalin 7 mijë metra, zonjës Xhaçka, që na doli investitore strategjike. Si ajo janë mbi 2 mijë tituj të falsifikuar. Sikleti i zotit Rama janë pronat e himarjotëve dhe shpura e tij që ndërton”, ka thënë Suli në emisionin Të Paekspozuarit.
Lini një Përgjigje