
12 parti opozitare janë bashkuar këtë të premte për të firmosur krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar.
Mirëpo vendi i Lulzim Bashës në këtë tryezë qëndroi bosh.
Basha është ftuar të jetë pjesë e bashkimit por siç duket ka vendosur që rrugëtimin ta vijojë i vetëm.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi komentoi refuzimin e tij.
“Në dy vite opozita e përçarë ka qenë dhuratë shumë e mirë për qeverinë e Edi Ramës, cilido që është i përgjegjshëm në atë që presin qytetarët sot ka marrë një mesazh të mirë, që jemi bërë të gjithë bashkë për të kundërshtuar deri në rrëzim qeverinë e Edi Ramës dhe bërë një alternativë e besueshme. Ka qenë i hapur diskutimi për çdo parti, cilido është i lirë nëse dëshiron t’i bashkohet Federatës opozitare, ka qenë iniciativë e partive aleate që është mbështetur nga PD dhe kane qenë aleatët. Partitë që janë deklaruar janë të vendosura të jenë në opozitë. Cilido që është në opozitë dhe ndjehet në opozitë e vetmja rrugë për t’u forcuar është të gjithë bashkë, të bashkuar rreth ideve, nuk shikoj asnjë rrugë tjetër.Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për të qenë më të fortë”, tha Bardhi.
Pjesë e Federatës nuk ishte as Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së.
Ndërkohë që edhe Ilir Meta rreshtohet krah këtyre opozitarëve duke dërguar si përfaqësues, Petrit Vasilin dhe Erisa Xhixhon.
Lini një Përgjigje