TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2024, 13:34

Opozita jashtë agjendës së Blinken, Bardhi: Aleanca me SHBA është e paprekur

Shkruar nga Pamfleti

Opozita jashtë agjendës së Blinken, Bardhi: Aleanca me SHBA

Pas përfundimit të tryezës për krijimin e Federatës Opozitare, Gazment Bardhi u pyet për qëndrimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili nuk pati asnjë takim me përfaqësues të opozitës.

Sipas Bardhi kjo është çështje e axhendës, të ndërtuar mbi mesazhet që do të përcillte sekretari.

Ai u shpreh se me rëndësi është që aleanca mes opozitës dhe partnerit strategjik SHBA mbetet e paprekur.

“Sic unë besoj nuk është çështje kohe, por çështje e mesazheve që ka dashur të japë sekretari. Në varësi të mesazheve dhe tematikave të diskutimit është ndërtuar axhenda.

Nuk shikoj asnjë shqetësim në këtë drejtim. E rëndësishme për opozitën është ruajtja e paprekur e aleancës strategjike me SHBA dhe me partnerët e tjerë strategjik”, tha Bardhi.

 

Lini një Përgjigje