TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2024, 11:40

Opozita bashkohet kundër Ramës! Firmoset marrëveshja për krijimin e Federatës; si do të funksionojë

Shkruar nga Pamfleti
Opozita bashkohet kundër Ramës! Firmoset marrëveshja për
Opozita e bashkuar, pa Lulzim Bashën

Opozita e bashkuar firmosi ditën e sotme marrëveshjen për krijimin e një “Federate”, ku pjesë do të jenë “Rithemelimi”, Partia e Lirisë, PR e Fatmir Mediu, PAA e Agron Dukës etj.

Në dokumentin e marrëveshjes së firmosur mes disa partive politike opozitare në vend, theksohet se ato kanë si qëllim mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dokumenti i marrëveshjes mban firmat e Sali Berishës, Ilir Metës, Agron Dukës, Fatmir Mediut, Vangjel Dules, Nard Ndokës, Artur Roshit, Ardiatik Alimadhi, Ylber Valteri, Arian Starova dhe Sali Shehu.

Në disa pika të marrëveshjes flitet për garantimin e zgjedhjeve të lira, sipas rekomandimeve të OSBE-OHDIR.

Ndërkohë Fatmir Mediu dhe Agron Duka ditën e djeshme, kan njoftuar edhe Lulzim Bashën për platformën e tyre te bashkimit te opozitës ne një “federate”.

PLATFORMË POLITIKE E FEDERATËS SË OPOZITËS SË BASHKUAR 

Ne, përfaqësuesit e partive opozitare:

Duke vlerësuar me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, interesin tonë si shqiptarë dhe si vend anëtar i NATOs, dhe duke qenë të ndërgjegjshëm që për t`ju përgjigjur sfidave të sigurisë dhe një Shqipërie Europiane, është e nevojshme ruajtja dhe zhvillimi i një partneritet të qëndrueshëm me SHBA, BE dhe  vëndet e NATOs;

Duke marrë në konsideratë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri gjatë qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, si dhe cënimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, pluralizmit politik të një Republike Parlamentare, ku Qeveria kontrollon në mënyrë antidemokratike të gjitha pushtetet;

Duke konstatuar me shumë shqetësim braktisjen masive të vendit nga shqiptarët në tërësi dhe nga profesionistë, të rinj dhe të reja, për shkak të humbjes së shpresës dhe rrëshkitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, të bazuar në korrupsionin, krimin dhe drogën, persekutime, arrestime dhe burgosje politike tw liderwve tw partive opozitare;

Duke vlerësuar si jetike pjesmarrjen e diasporës në votime dhe angazhimin e tyre politik dhe qeverisës;

Duke mbajtur në konsideratë mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë, mohimin e tw drejtave kushtetutese tw deputetwve tw opozitws nw Parlament, mosrespektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria, apo mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për shkak të përdorimit të shtetit për interesa politike, përdorimin e grupeve kriminale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve;

Duke qenë të ndërgjegjshëm mbi nevojën për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë funksionale, krijimit të shpresës dhe besimit tek qytetarët, dhe nevojën që opozita të ngrihet në përgjegjësitë e saj, për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e shqiptarëve, përmes një politike që tejkalon debatin rreth liderëve politikë, por që bashkohet rreth ideve me interes kombëtar, mundësimin e Integrimit Europian dhe një demokraci Institucionale;

Deklarojmë sa më poshtë:

Institucionalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë.

Rikonfirmojmë vendosmërinë për t’u përballur me regjimin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës, që gjatë qeverisjes së tij ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësive për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësive ekonomike.

Shpallim:
i) “garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përmes realizimit të një Reformë Zgjedhore kuptimplotë dhe për adresimin e të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it, që siguron një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si dhe
ii) “nevojën për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale”,
si dy prioritete kryesore të axhendës politike të opozitës.

 

 

 

marrëveshja për krijimin e federatës opozita

Lini një Përgjigje