
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetëve të Rithemelimit Albana Vokshit dhe Elda Hotit, pas kaosit të shkaktuar një ditë më parë në Kuvend.
Gjatë seancës së djeshme, Albana Vokshi nuk lejoi deputetin Arbi Agalliu që të fliste në foltore, ndërsa deputetja Elda Hoti i hoqi mikrofonin Arbi Agalliut.
Sot në orën 15:00 do të mblidhet Komisioni i Etikës.
Kujtojmë se, Arbi Agalliu mori fjalën në Kuvend duke kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij ai nuk mund të fshihet pas ministres së Shtetit Elisa Spiropali.
“Është kërkuar interpelancë me Ramën. Ai sot nuk mund të fshihet pas Spiropalit apo vizitës së Blinkenit”, tha Arbi Agalli.
Në këto momente i është afruar deputetja Elda Hoti, e cila i ka hequr kartën që e lejon të flasë me mikrofon.
Lini një Përgjigje