TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2024, 21:24

Bardhi harron sulmet e akuzat ndaj Berishës: Ju binda vullnetit të demokratëve, ky është bashkim në diversitet

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi harron sulmet e akuzat ndaj Berishës: Ju binda vullnetit të

Gazment Bardhi ka zbuluar detaje nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar demokrat, pas bashkimit të tij të bujshëm me palën që mbështet ish-kryeministrin Berisha.

Bashkimin e tij Bardhi e kishte paralajmëruar mbrëmjen kur pas protestës para parlamentit, vendosi të ishte i pranishëm edhe në tubimin poshtë banesës së Berishës, e ndërsa vetëm sot vendosi ta zyrtarizonte duke vajtur në selinë e PD-së për të marrë pjesë si në mbledhjen e grupit parlamentar edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Megjithatë Bardhi thotë se ende ka ndasi mes deputetëve në qëndrimet e tyre.

Bardhi nuk shprehet as për të thënë nëse do të jetë ai kryetar i grupit parlamentar të “Rithemelimit”, edhe pse burimet nga brenda mbledhjes me dyer të mbyllura, treguan se deputetët kanë qenë më se të gatshëm për t’i ofruar poste partiake atij.

“Nuk jemi zënë për ndarjen e posteve. Në këtë akt nuk ka ndarë askush asnjë post. Qëllimi ka qenë të gjenim zgjidhje për situatën kaotike ku ndodhej PD, u ndërgjegjësuam që kaosi me njëri-tjetrin po e dëmtonte PD-në dhe opozitën. Ky ka qenë qëndrimi im para zgjedhjeve lokale.

Ky është bashkim në diversitet. Nuk kemi qëndrime të njëjta për disa çështje por kjo nuk na pengon të jemi zëri i qytetarëve. Nuk kemi bërë diskutime të tilla sepse është gjëja e fundit që na shqetësonte, ndarja e pozicioneve. Secili prej nesh ka gjetur vendin, duhet të jemi pranë demokratëve dhe qytetarëve”, u shpreh Bardhi.

Bardhi thotë se diskutimet kanë qenë rreth temës së bashkimit dhe projektit të përbashkët politik.

Sipas tij, veprimi i sotëm ishte vetëm formalizim i një vullneti të shprehur qartë nga demokratët.

“Kishim diskutime për një projekt të përbashkët politik. Ajo që ndodhi sot ishte formalizimi i një vullneti të përbashkët që të jemi bashkë.

Mosbesimi mes palëve për objektivat që duam të arrijmë ishte i madh. Të gjithë thamë çfarë mendonim dhe se kush ishte qëndrimi jonë për çështje të caktuara. Çështja e partisë edhe sot që flasim mbahet pezull pa asnjë arsye nga gjykatat shqiptare. Ishte çështja më e vështirë”, tha Bardhi në Report TV.

gazment bardhi partia demokratike

Lini një Përgjigje