
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi duke folur për situatën politike brenda socialistëve, u ndal dhe te politikanët nën hetim nga SPAK-u.
Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, Çuçi tha se kush ka punë me drejtësinë brenda PS-së, do të merret me drejtësinë i vetëm. Ndërsa në lidhje me reformën në drejtësi u shpreh se ka ende nevojë që të rritet.
“Nuk quhet pastrim, por një zhvillim. PS që nga kryetari e deri të zyrtari i fundit ka deklaruar që kush ka punë me drejtësinë do merret me drejtësinë, ne nuk bëhemi mburojë. Jemi partia e vetme që kemi një qëndrim kaq të qartë në lidhje me këtë çështje. Për PS ka qenë i qartë, ne jemi themeluesit e kësaj drejtësie të re, jemi forca politikë që e kemi themeluar. Nëse ka një gjë të qartë te opinioni publik është qëndrimi i PS-së me drejtësinë e re që ka ende nevojë për t’u rritur”, u shpreh socialsiti Çuçi.
Më tej ai theksoi se Partia Socialiste nuk bëhet mburojë për askënd kur ka kërkesa nga organet e drejtësisë së re. Ai dha edhe një mendim personal, si jurist dhe si politikan, për mënyrën se si duhet të veprohet ndaj funksionarëve publikë.
“Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, kur vjen puna të organet e përgjegjësisë penale, të cilat kanë të drejtën e privimit dhe kufizimit të lirisë së personit, duhet të ketë një qasje te kujdesshme ndaj funksionarëve publikë, në sensin që mos të prezumohen si njerëz, të cilët janë atje vetëm për të bërë korrupsion apo njerëz që gjithmonë të goditen, duhet të prezumohet e kundërta. Të hetohen, të faktohen, dhe sigurisht kur të merret vendimi secili të mbajë përgjegjësinë para drejtësisë. Ky është qëndrimi im si politikan qoftë, si jurist profesionist, por në momentin që vjen në kërkesë nga një organ i drejtësisë së re në sigurisht që ne nuk e diskutojmë. Vendimet konkrete, specifike, që merren apo që kërkohen të merren janë çështje të drejtësisë. Ndërsa nëse doni një mendim timin, do të thoja që duhet të këtë një qasje të kujdesshme, sepse lidhet me një status disi veçantë karshi publikut të çdo funksionari publik”, tha ai.
Lini një Përgjigje