TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2024, 19:32

“10 vitet në opozitë, të vështira”, Berisha: Drejtësia në shërbim të Ramës dhe Veliajt!

Shkruar nga Pamfleti

“10 vitet në opozitë, të vështira”, Berisha:

Ish kryeministri, Sali Berisha në fjalimin e tij nga dritarja e banesës ku po vuan masën arrest shtëpie, foli për sfidat që ka hasur opozita në këto 10 vite.

Ai deklaroi se opozita bëhet e padurueshme kur ato institucione që supozohen të jenë me ligjin, korruptohen dhe përdoren si pushkë kundër opozitës. Berisha hodhi akuza ndaj Dumanit dhe SPAK-ut, duke i quajtur shërbëtorë të Ramës.

Sipas tij SPAK-u është përdorur për të mbyllur aferat e Ramës, duke nisur nga ai i inceneratorëve, sterilizimi, e deri te dosja McGonial.

Fjala e Berishës:

Të dashur demokratë, përulem para jush me mirënjohjen më të thellë. Në moshën time, në një moshë që unë mendoja se kisha parë gjithçka nga jeta, më dhatë shansin për të përjetuar emocionet më të fuqishme. Më frymëzuat duke qëndruar përpara çdo sulmi që iu bë PD-së si viganë të vërtetë të interesit kombëtar.

Nuk u shitët, nuk u intimiduat, nuk u trembët, nuk u mashtruat. Më dhatë shpresë dhe sot më shumë se kurrë ju jeni heronjtë e mi, jeni heronjtë e shqiptarëve.

Po, ju jeni heronjtë e mi se kur Shqipëria ishte zhytur në apati nën moton ç’më duhet mua, kur regjimi mendoi se i dha opozitës goditje fatale, ju provuat se fati i Shqipërisë është në duar të sigurta.

Kemi 10 vite në opozitë, të dashur miq. Opozita është e vështirë, por është akoma më e vështirë kur zgjat 10 vite. Shumë dhimbje, padrejtësi, sakrifica keni kaluar ju. Opozita bëhet e padurueshme kur ato institucione që supozohen të jenë me ligjin, korruptohen dhe përdoren si pushkë kundër opozitës.

Përdoren si Dumani në krye të organizatës kriminale të Skapit të partisë për amnistimin e Edi Ramës dhe kriminelëve të tij elektoralë për dosjet 339 dhe 184.

Përdoren për amnistinë e Edi Ramën dhe Erion Veliajt për vjedhjen e shekullit, djegësat, sterilizimin, portin e Durrësit, Butrintit, aferat shumëmiliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij. Përdoret për amnistimin e skandalit të shekullit Rama-McGonigal për të cilin dita e gjykimit po afron.

Dita e gjykimit për Edi Ramën është e afërt dhe Edi Rama, me 20 shkurt, do të marrë atë që meriton!

berisha

Lini një Përgjigje