TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2024, 18:46

A e njeh Berishën si kryetar të PD? Bardhi shmanget sërish: Njoh vullnetin e demokratëve

Shkruar nga Pamfleti

A e njeh Berishën si kryetar të PD? Bardhi shmanget sërish: Njoh

Për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, asaj mes mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha, ka marrë pjesë edhe Gazment Bardhi.

Pas përfundimit të mbledhjes, Bardhi është pyetur edhe një herë nëse e njeh Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Pavarësisht se sot ka konfirmuar bashkimin e tij me grupin e Berishës, Bardhi sërish e ka shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë.

“Unë njoh vetëm vullnetin e demokratëve”, ka thënë Bardhi duke ripërsëritur të njëjtën përgjigje si kur është pyetur më parë për të njëjtën çështje.

Sot, pas dy vitesh, një pjesë e demokratëve është bashkuar në selinë e PD-së, ku së pari zhvilluan mbledhjen e grupit parlamentar e më pas mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

gazment bardhi sali berisha

Lini një Përgjigje