TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2024, 17:03

Nga burgu kërkon sërish të betohet, Fredi Beleri i lutet Kushtetueses: Të përshpejtohet dhënia e vendimit

Shkruar nga Pamfleti

Nga burgu kërkon sërish të betohet, Fredi Beleri i lutet

Fredi Beleri kërkon përshpejtimin e vendimit nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me kërkesën e tij për t’u betuar si kryetar I Bashkisë së Himarës.

Beleri është arrestuar që në maj të vitit 2023 me akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, në zgjedhjet lokale të atij viti.

Që prej asaj kohe, ai vazhdimisht ka kërkuar leje nga Gjykata për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, pas fitores së zgjedhjeve.

Këtë herë Beleri i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një lutje, duke e parë kërkesën e tij si të pazgjidhur, edhe pse në mes çështjes ka ndërhyrë edhe Athina zyrtare.

“Ju drejtohem Ju që jeni gardianët e Kushtetutës, që të dëgjoni lutjen time dhe të banorëve të Himarës për caktimin e një date sa më të shpejtë të gjykimit të kërkesës time, duke parë që ka kaluar kohë e gjatë prej 1 viti që pushteti qendror ka cënuar të drejtën e zgjedhjeve në Himarë”, thuhet midis të tjerash në kërkesën e Belerit.

Beleri në kërkesën e tij shprehet se i është cënuar e drejta e tij Kushtetuese që të kryejë proçedurën formale të betimit e të marrë zyrtarisht mandatin.

Nga burgu kërkon sërish të betohet, Fredi Beleri i lutet

Nga burgu kërkon sërish të betohet, Fredi Beleri i lutet

fredi beleri gjykata kushtetuese

Lini një Përgjigje