TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2024, 18:19

Zbardhen debatet në Këshillin e PD, Murrizi zbret me ‘këmbë në tokë’ Rithemelimin: Jo bashkim tinëzar, pas 20 shkurtit çfarë do të bëjmë?

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen debatet në Këshillin e PD, Murrizi zbret me

Murrizi pak ditë më parë te “Pamfleti” e pranoi se nuk e mbështet bashkimin me Bardhin dhe ja u ka thënë në sy anëtarëve të Këshillit...

Zbardhen diskutimet dhe debatet në Këshillin Kombëtar të grupit të Berishës. Edi Paloka thirri sot Këshillin për të diskutuar mbi protestën e 20 shkurtit. Edhe pse ka një unitet për këtë datë, ai që është më realisti është Myslim Murrizi.

Ky i fundit ka folur në mbledhje dhe ka kërkuar nga demokratët që të jenë me këmbë në tokë. Të gjithë janë turrur t’i thurin elozhe Berishës dhe janë shprehur të lumtur për bashkimin me Bardhin, por ish-deputeti tha se nuk mund të ketë bashkime tinëzare.

Murrizi pak ditë më parë te “Pamfleti” e pranoi se nuk e mbështet bashkimin me Bardhin dhe ja u ka thënë në sy anëtarëve të Këshillit.

"Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet të gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë në zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona. Ne jemi shume pas revoltës qytetare. Duhet të jemi të besueshëm për qytetarët pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume te renda për njëri-tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikeri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë, jo bashkim tinzarëshe", tha ai.

Pjesë nga diskutimi:

Flamur Noka: Mbledhja vetëm një pike: Aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 Korrikut. Të përcjellim mesazhet edhe në rrjetet sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes së strukturave  Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me të gjithë deputetët takime në qendrat e degëve.

Ilirjana Kuçana: Kjo salle është shpresplotë falë bashkimit. Meritë e arkitektit Sali Berisha.  Aksioni opozitar mendoj se duhet të fokusohemi më shumë në bazë. Duhet t’i shpjegojmë bazës arrestimin politik të liderit Berisha, si edhe të aktivizojmë këdo që është kundër Ramës.

Lisandër Hoxha: Përshëndes bashkimin. Përçarja është reflektuar dhe në baze. Pas bashkimit sot të fokusohemi dhe të bashkimi bazës. Krahas bashkimit duhet edhe të hapemi për prurje të reja. Ne jemi në luftë me këtë qeveri dhe duhet ta përmbysim.

Myslim Murrizi: PD ka vuajt nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Fb. Këtu ka opozitar të 97.  Heshtja na ka penguar. Po me 21 çfarë do bëjmë? Pse u venitem pas 7 korrikut? Jo i kryer misioni ynë. Këto 2 vite u duk qartë e vërteta. Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë. Sot një vit do jemi në fushate. Rama ka nisur fushatën. Kush është propozimi për Kodin Zgjedhor, ende se kam dëgjuar? Me 20 OK është protesta, por me 21 çdo bëjmë???  A do hartojmë programin?? Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet të gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë në zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona. Ne jemi shume pas revoltës qytetare. Duhet të jemi të besueshëm për qytetarët pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume te renda për njëri-tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikeri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë, jo bashkim tinzarëshe.

Edi Paloka: Të gjithë deputetët pa përjashtim do jemi në bazë. Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor.

Bujar Leskaj: Duhet t’i themi shqiptarëve idenë që kemi për kodin zgjedhor. Kemi problem mungesën e koalicioneve parazgjedhore. Ne nuk duhet të heqim dorë nga listat e hapura, si edhe nga primaret. Nëse e bëjmë, kalojmë në dekurajim në masë të madhe.

Statut fraksionet le të krijohen. Të kenë përfaqësimin e tyre. Mbledhja e grupit shumë e rëndësishme shpresë plotë për të ardhmen, por mbi të gjitha rëndësi ka edhe puna në bazë te demokratët. Duhet ta shohim njëri-tjetrin me shumë dashuri. Kemi objeksion të përbashkët. Duhet parë formë e re organizimi, por më parë na duhet analiza.

Lini një Përgjigje