TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2023, 08:05

Balla takim me punonjësit e Policisë në Tiranë: Rrisni kontrollet, janë rritur aksidentet rrugore

Shkruar nga Pamfleti
Balla takim me punonjësit e Policisë në Tiranë: Rrisni
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me punonjësit e Policisë Rrugore në Tiranë.

Balla kërkoi zbatimin dhe respektimin e Kodit Rrugor si dhe rritjen e intensitetit të kontrolleve në mënyrë shmangien e aksidenteve, pasi sipas tij janë shtuar shumë kohët e fundit, por jo të faj të policisë.


“Njësia e Policisë Rrugore të Tiranës, ndër më të mirat. Dua t’ju përgëzoj pasi edhe në  temperatura 40 gradë ju ishit në krye të detyrës. Bashkë do takohemi shpesh pasi unë jam nga ata që zgjohen shpejt. Dua të më konsideroni si mikun tuaj pasi roli im është t’ju mbështesë ju. E kam thënë dhe më parë që mes jush dhe kujtdo tjetër që do ndërhyrë, unë jam për ju. Gjej rastin të kujtoj se na duhen domosdoshmërisht që ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor të zbatohen. Kemi një numër të rritur aksidentesh dhe kjo nuk vjen për faj të Policisë Rrugore, por ne duhet të rrisim intensitetet e kontrolleve për më tepër siguri”, u shpreh Balla.

taulant balla

Lini një Përgjigje