TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2023, 21:00

Përplasja e “konkubinave” në qeverinë ‘Rama’: prapaskenat e shkarkimit të ministres së Financave

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja e “konkubinave” në qeverinë
Përplasja e “konkubinave” në qeverinë ‘Rama

Balluku si zv/kryeministre e ka nxjerrë jashtë loje ministren e Financave dhe kjo ka sjellë sherrin e madh. Dy “konkubinat” janë bërë gati të “kapen për flokësh”...

Edi Ramës ka filluar t’i dalë nga kontrolli “haremi” që ka ndërtuar në qeveri. Kryeministri është kujdesur ta mbushë qeverinë me ministreshat e tij më besnike, por ka plasur konflikti i madh mes tyre.

“Konkubinat” e tij janë bërë gati të “kapen për flokësh” duke trazuar kabinetin. Kjo përplasje solli sot dhe zërat se ministrja e Financave ishte shkarkuar. Por çfarë ka ndodhur realisht?

“Pamfleti” ka mësuar se ka pasur një përplasje të fortë mes Belinda Ballukut dhe Delina Ibrahimajt në mbledhjen e sotme të qeverisë. Mbledhja është drejtuar nga Belinda Balluku, e cila është përplasur me Ibrahimajn për shkak të kompetencave.

“Shtriga” e Transportit i ka marrë kompetencat Ibrahimajt në të gjitha dikasteret, Tatime, Dogana, etj. Balluku si zv/kryeministre e ka nxjerrë jashtë loje ministren e Financave dhe kjo ka sjellë sherrin e madh.

Më pas e besuara e Bablokut, pra Bela, ka folur me Ramën dhe i është ankuar për sjelljen e Ibrahimajt. Rama ka thënë se ai e shkarkon atë në vend. Kaq ka mjaftuar dhe Bela ka telefonuar gazetarët pranë saj duke u thënë se Rama ka shkarkuar Ibrahimajn. Një portal i njohur pranë saj e nxori i pari lajmin, i cili ka vajtur me porosi.

Pra duket se kemi të bëjmë me “intriga pallati”, që vijnë në një kohë shumë të keqe për qeverinë. Skandalet janë shtuar njëra pas tjetrës dhe tani duket se kemi dhe përplasje grash në kabinet. Ministrushet duket se janë kthyer në “konkubina” të liderit, i cili luan me to.

Pasi doli lajmi, Rama u kujdes që kur hyri në Asamble të thoshte se nuk ka pasur asnjë shkarkim, pasi Balluku i la topin në dorë.

Ky është rasti i dytë që ndodh kjo gjë. Në janar Ibrahimaj dorëzoi dorëheqjen sepse Balluku i mori kompetencat. Por edhe në atë kohë Rama e shoi konfliktin, i cili është riaktivizuar.

“Pamfleti” e ka raportuar disa herë se ka konflikt mes tyre. Balluku po mundohet të marrë sa më shumë pushtet falë lidhjeve të afërta me Ramën, por duket se Ibrahimaj nuk e pranon dhe mësohet se ka disa mbledhje që vetëm vendimet nuk diskutohen, por ministreshat shahen me njëra-tjetrën. /Pamfleti

rama balluku konkubinat

Lini një Përgjigje