TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Korrik 2023, 21:18

Rama i hedh të gjithë në “gojën” e SPAK: Nëse nuk punoni ndershëm, harrojeni mbrojtjen e PS

Shkruar nga Pamfleti

Rama i hedh të gjithë në “gojën” e SPAK:

Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe një herë të qartë se ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët që i kanë ngrënë kumbulla pas shpine do përfundojnë në SPAK.

Sot u mblodh Asambleja e Partisë Socialiste, e cila si rrallë herë u mbajt me dyer të mbyllura. Rama aty është ndalur dhe te zhvillimet e fundit, ku ka thënë prerë se kush nuk punon ndershëm, në momentin që do përballet me drejtësinë duhet t’i dalë për zot vetes.

“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, mësohet të ketë thënë Rama.

Ndër të tjera ai ka përsëritur sërish se: “PS nuk do të jetë mburojë e askujt”.

rama ps

Lini një Përgjigje