
Deputeti socialist Petro Koçi ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës. Ky i fundit e ironizoi sot duke thënë se Ceno Klosi zëvendësoi “asnjëherë të mençurin Petro Koçi”. Por deputeti i PS nuk është kursyer ndaj tij.
“Për kutin tënd kriminal nëse një politikan nuk është pak bandit, pak zjarrvënës, pak votëvjedhës, pak grabitës, pak hajdut atëherë ai katandiset të emërtohet naiv i pa mençur. Je fatkeqësia e vendit tim sepse çdo e keqe tjetër në këtë vend është një e keqe më e vogël se ajo e jotja. Prandaj progresi ynë ka ngecur shpesh nga litari yt në këmbët e Shqipërisë tonë. Nëse Ceno Klosi do rezultojë i inkriminuar serish do mbetet një cironkë përballe një peshkaqeni si ti në fushën e krimit”, shkruan ai.
Postimi i plotë
I dashur Mallkim i vendit tim, Sali Berisha,
Meqë deklarata ime e fundit lidhur me procesin e përcaktimit të kandidaturave ne PS te paska djegur ty më shumë se çdokënd tjetër kishe pasur "mençurinë" pa pikë kuptimi të përmendje emrin tim në një kumtim të trullosur gjyqësor ndaj partisë time.
Ta kam thënë dhe here tjetër se ndryshe nga ti, unë kam vendosur te vdes si qytetar i mire dhe jo si ti, politikan i pasur.
Nuk është faji i diagnozës politike që të kam përcaktuar në rastin e epshit te pakontrolluar të fëmijëve dhe dhëndrit tënd për pasurim miliona eurosh gjate karrierës tënde kryeministrore. Jam përballur me ty, krimet e tua dhe kandidatet e tu dhe i kam mundur as me grushe, as me shkelma, as me hunj, as me kamzhik, as me burgosje, as me berberë, as me tregeti, por me vota te pastra ne Fier dhe ne Kombinat.
Për kutin tënd kriminal nëse një politikan nuk është pak bandit, pak zjarrvënës, pak votëvjedhës, pak grabitës, pak hajdut atëherë ai katandiset të emërtohet naiv i pa mençur.
Je fatkeqësia e vendit tim sepse çdo e keqe tjetër në këtë vend është një e keqe më e vogël se ajo e jotja. Prandaj progresi ynë ka ngecur shpesh nga litari yt në këmbët e Shqipërisë tonë.
Nëse Ceno Klosi do rezultojë i inkriminuar serish do mbetet një cironkë përballe një peshkaqeni si ti në fushën e krimit.
Ti je turpi i komunisteve qe u ktheve në nderin e pëdëistëve.
Je Mallkimi i vendit tim!
Harram!
Lini një Përgjigje