
Kryesia e PD-së, e cila u mblodh rreth orës 17:00, po miraton listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Nga raportimet mësohet se shumë prej deputetëve aktualë do të garojnë në listat e hapura, përfshi këtu edhe Edmond Spahon, Dhurata Çupin dhe Jorida Tabakun. Gjithashtu në listë të hapur do të jetë edhe Dashnor Sula, i cili më herët deklaroi se nuk ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet.
Lista e Tiranës do të kryesohet nga Sali Berisha, kreu demokrat, ndërsa në të rikthehet në një vend të sigurtë Jozefina Topalli, e cila prej 2017 nuk ishte më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
Në listën e mbyllur të Elbasanit bie në sy fakti se emri i propozuar nga PL-ja, Edmond Haxhinasto, renditet i dyti, ndërsa Dashnor Sula, ashtu sikundër ishte paralajmëruar nuk është në listën e sigurtë.
Në listën e Durrësit, emri i propozuar nga PAA renditet i 4-ti, ndërsa në Fier emri i propozuar nga PL renditet në vendin e 2-të.
Në listën e hapur të Tiranës kandidojnë mes të tjerëve edhe Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Grigels Muçollari, Dorjan Teliti, Ilir Alimehmeti, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi.
Lista e mbyllur e Durrësit
Oerd Bylykbashi
-Gent Strazimiri
-Manjola Luku
-Artan Luku (PAA)
-Igli Cara
Lista e mbyllur e Korçës
Ivi Kaso
Ledina Aliolli
Bledjon Nallbati
Lista e mbyllur e Fierit
-Gazment Bardhi
-Luan Baçi
-Brunilda Haxhiu (PL)
-Eduart Sharka
-Saimir Korreshi
Lista e mbyllur e Elbasanit
-Tomor Alizoti
-Edmond Haxhinasto
-Klodjana Çapja
-Blendi Himçi
-Aurel Bylykbashi
Lista e mbyllur e Tiranës
-Sali Berisha
-Edi Paloka
-Albana Vokshi
-Belind Kellici
-Flamur Noka
-Jozefina Topalli
-Besart Xhaferri
-Fatmir Mediu
-Erisa Xhixho
-Klevis Balliu
-Mesila Doda
-Tedi Blushi
Lista e mbyllur në Gjirokastër
-Tritan Shehu
Lista e mbyllur në Kukës
-Flamur Hoxha
Lista e mbyllur Qarku Berat
-Eno Bozdo
-Zija Ismaili
Lista e mbyllur e Lezhës
-Agron Gjekmarkaj
-Elda Hoti
Lista e mbyllur e Shkodrës
-Luçiano Boçi
-Greta Bardeli
-Ramadan Likaj
-Kliti Hoti
Lista e mbyllur Qarku Vlorë
-Bujar Leskaj
-Ina Zhupa
-Vangjel Dule
Lista e mbyllur Qarku Dibër
-Xhelal Mziu
-Denisa Vata
(Vijon) /Pamfleti/
Lini një Përgjigje