TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 17:41

Rama u jep dorën e fundit listave/ Pas Petro Koçit, tërhiqen nga gara Nasip Naço, Laert Duraj dhe Klevis Xhoxhi

Shkruar nga Pamfleti

Rama u jep dorën e fundit listave/ Pas Petro Koçit, tërhiqen

Pak më parë Rama ka pasur një takim me drejtuesit politikë të secilit qark, ku janë detajuar listat. Ndërkohë sapo është mbledhur Kryesia e PS

Pas Petro Koçit, duket se janë tërhequr nga gara 3 deputetë nga radhët e PS. Nasip Naço, Klevis Xhoxhi dhe Laert Duraj mësohet se nuk do të jenë pjesë e listave.

Sa i takon Naços, ai nuk ka pranuar të garojë në listë të hapur në zonën e Beratit.

Naço dikur ishte me LSI dhe Rama e futi në PS në zgjedhjet e 2021, duke i marrë shumë vota LSI-së. Por duket se kaq e pat e mira.

Naço nuk ka pranuar të tregojë veten në listë të hapur, duke pretenduar një vend në listë të mbyllur. Por mësohet se Rama ka qenë i prerë te qëndrimi i tij se asnjë deputet mashkull nuk do të jetë në listë të mbyllur.

Duraj dikur ka qenë drejtor i Postës Shqiptare dhe Rama e bëri deputet. Si duket edhe ky i fundit ka vendosur të largohet. Xhoxhi është deputet i Elbasanit. 

Pak më parë Rama ka pasur një takim me drejtuesit politikë të secilit qark, ku janë detajuar listat. Ndërkohë sapo është mbledhur Kryesia e PS, ku do të bëhet miratimi i kandidatëve në secilin qark. Pasi të mbarojë mbledhja, pritet që drejtuesit politikë të prezantojnë emrat e zonës së tyre.

Rama e ka bërë të qartë se nga emrat aktualë do jenë në listë të hapur. Listat e mbyllura sipas tij, do të kenë figura të reja. Flitet se përveç Koçit, Durajt dhe Naçso të ketë dhe emra të tjerë që mbeten jashtë.

Lini një Përgjigje