
Plasin debatet në mbledhjen e Kryesisë së PD. Sali Berisha mblodhi Kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve dhe duket se ka shumë pakënaqësi. I pari që reagoi ishte Dashnor Sula, i cili njoftoi se nuk e kanë futur fare në listë.
Ndërkohë në mbledhje ka pasur përplasje mes Bislim Ahmetajt dhe Sali Berishës. Ahmetaj ka thënë se kjo listë është më e keqe se ato në 2013 dhe 2021.
Nga raportimet mësohet se shumë prej deputetëve aktualë do të garojnë në listat e hapura, përfshi këtu edhe Edmond Spahon, Dhurata Çupin dhe Jorida Tabakun. Gjithashtu në listë të hapur do të jetë edhe Dashnor Sula, i cili më herët deklaroi se nuk ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputet.
Lista e Tiranës do të kryesohet nga Sali Berisha, kreu demokrat, ndërsa në të rikthehet në një vend të sigurtë Jozefina Topalli, e cila prej 2017 nuk ishte më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
Në listën e mbyllur të Elbasanit bie në sy fakti se emri i propozuar nga PL-ja, Edmond Haxhinasto, renditet i dyti, ndërsa Dashnor Sula, ashtu sikundër ishte paralajmëruar nuk është në listën e sigurtë.
Në listën e Durrësit, emri i propozuar nga PAA renditet i 4-ti, ndërsa në Fier emri i propozuar nga PL renditet në vendin e 2-të.
Lini një Përgjigje