TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 16:55

Sterjovski iu bashkua Ramës pas largimit nga koalicioni me PD, reagon Berisha: Tradhti!

Shkruar nga Pamfleti

Sterjovski iu bashkua Ramës pas largimit nga koalicioni me PD, reagon

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar si tradhti largimin e kryetarit të Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian nga koalicioni “Shqipëria Madhështore” për të kaluar në kampin e Partisë Socialiste.

Në një prononcim për gazetarët para nisjes së mbledhjes së Kryesisë në selinë blu, kreu i PD-së tha se “saç është i vjetër njeriu është edhe tradhtia”.

Kujtojmë se Vasil Sterjovski kishte kërkuar që të ishte pjesë e listave të PD-së në Korçë në listën e mbyllur, por kjo nuk u pranua nga Sali Berisha.

Ndërkohë që mësohet se ai ka kaluar në krahun tjetër, duke iu bashkuar Partisë Socialiste. Sterjovski do të futet në listën e PS-së në Korçë, ku do duhet të garojë për të fituar një mandat në Parlamentin Shqiptar.

Lini një Përgjigje