TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2025, 18:59

Vijojnë diskutimet në PS për kandidatët/ Ja emrat që pritet të jenë në listë të mbyllur në Tiranë, përplasje “big” te lista e hapur

Shkruar nga Pamfleti
Vijojnë diskutimet në PS për kandidatët/ Ja emrat që
Selia e PS

Pasi të mbarojë mbledhja e Kryesisë, pritet që drejtuesit politikë të prezantojnë emrat e zonës së tyre...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS për të vulosur listën e kandidatëve për deputetë. Pak më parë ka pasur takime me drejtuesit politikë, të cilët kanë sjellë emra të tjerë ndryshe nga listat paraprake. Ndërkohë kanë dalë dhe emrat që pritet të jenë në Tiranë.

Për qarkun e Tiranës, emrat në listën e sigurt janë: Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali duke qenë dhe drejtuese politike, Ervin Hoxhaj ministri i Brendshëm, Adea Pirdeni ministre për Antikorrupsionin, Lindita Nikolla ish kryetare e Kuvendit, Igli Hasani ministër i Jashtëm, Blendi Gonxhe ministër i Ekonomisë dhe Kulturës, Helena Kaçe dhe Zerina Bruçi të dyja vijnë nga strukturat më të reja të PS.

Ndërsa në listat e hapura, aty ku gara do të jetë më e fortë ku deputetëve do t’u duhet të marrin votën e drejtpërdrejtë, pritet të jenë: Erion Braçe, Etilda Gjonaj, Fatmir Xhafaj, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipi dhe Pandeli Majko. Bie në sy mungesa e emrit të Klotilda Bushkës.

Por bëhet fjalë për listë paraprake, pasi do të duhet të presim vendimin final. Deri më tani janë tërhequr nga gara Petro Koçi, Nasip Naço, Laert Duraj dhe Klevis Xhoxhi. 

Pasi të mbarojë mbledhja e Kryesisë, pritet që drejtuesit politikë të prezantojnë emrat e zonës së tyre. Rama e ka bërë të qartë se deputetët aktualë do jenë në listë të hapur. Listat e mbyllura sipas tij, do të kenë figura të reja.

Lini një Përgjigje